Live

Kurti: Adresimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm, çështja e të pagjeturve urgjencë

00:09 / 19 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se adresimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm.

Çështjen e të pagjeturve e ka quajtur urgjencë teksa ka shtuar se tek aneksi i zbatimit, fjala ‘urgjencë’ përmendet tek pjesa e të pagjeturve.

E keni shprehjen ‘overcoming the legacy of the past’, pra se si të ndodhë tejkalimi, ballafaqimi me të “kaluarën sepse të gjithë ata që kanë përjetuar dhunë që kanë humbur anëtarë të familjeve të tyre që kanë pësuar dëme nuk mundemi t’i tejkalojmë e t’i lëmë nën mëshirën e fatit”.

“Për shërimin e shoqërisë adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës është i domosdoshëm e këtu urgjencë e veçantë është çështja e pagjeturve, pra janë 1617 të pagjetur në Kosovë, nuk janë të gjithë shqiptarë, por shumica dërrmuese e tyre po. Ne dëshirojmë të zbardhet fati tyre dhe të vihet në vend drejtësia. Prandaj dhe fjalën urgjencë e keni tek aneksi i zbatimit pikërisht te çështja e personave të pagjetur”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.

Shpërndaje në

U Kopjua