Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe të Monumenti për Personat e Zhdukur, po ashtu edhe në Parkun memorial “Të zhdukurit me dhunë nga Serbia“, pranë Bibliotekës Kombëtare.
Ai homazhe bëri edhe te varrezat e masakrës së Mejës, transmeton Klankosova.tv.
“Të përhershme mbeten përkuljet me nderime dhe përkujtimet me humanizëm para viktimave të masakrës së Mejës dhe të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë të Kosovës për liri!”, ka shkruar Kurti.