Live

Kurti defaktorizoi shqiptarët në Maqedoni, gjuha shqipe përjashtohet edhe nga tabelat e rrugëve

19:38 / 30 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një tabelë e re në rrugën drejt Strugës, ku mungon gjuha shqipe, e vë në pah defaktorizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka publikuar një foto ku shihet qartë se mbishkrimet janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht, duke përjashtuar tërësisht shqipen.

Ky zhvillim vjen në kohën kur çështja e statusit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është vënë në pikëpyetje, raporton Paparaci.

Defaktorizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut e kishte bërë vetë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, me deklaratat e tij që minimizuan rëndësinë e gjuhës shqipe dhe statusin e saj zyrtar në këtë vend.

Duke mohuar ekzistencën e një ligji të veçantë për përdorimin e shqipes dhe duke theksuar se ligji aktual i gjuhëve nuk e njeh shqipen si gjuhë zyrtare, Kurti u perceptua si ai që përforcoi përjashtimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke i dobësuar kështu kërkesat legjitime për barazi dhe njohje.

Kurti defaktorizoi shqiptarët në Maqedoni, gjuha shqipe përjashtohet edhe nga tabelat e rrugëve
Kurti defaktorizoi shqiptarët në Maqedoni, gjuha shqipe përjashtohet edhe nga tabelat e rrugëve
30 Jun, 19:31
Një tabelë e re në rrugën drejt Strugës, ku mungon gjuha shqipe, e vë në pah defaktorizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka publikuar një foto ku shihet qartë se mbishkrimet janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht, duke përjashtuar tërësisht shqipen.

Ky zhvillim vjen në kohën kur çështja e statusit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është vënë në pikëpyetje, raporton Paparaci.

Defaktorizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut e kishte bërë vetë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, me deklaratat e tij që minimizuan rëndësinë e gjuhës shqipe dhe statusin e saj zyrtar në këtë vend.

Duke mohuar ekzistencën e një ligji të veçantë për përdorimin e shqipes dhe duke theksuar se ligji aktual i gjuhëve nuk e njeh shqipen si gjuhë zyrtare, Kurti u perceptua si ai që përforcoi përjashtimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke i dobësuar kështu kërkesat legjitime për barazi dhe njohje.

Në nëntor të vitit të kaluar, para mbledhjes së përbashkët me qeverinë maqedonase, Kurti, i pyetur për zhvillimet e fundit rreth Ligjit për Gjuhët, theksoi se në Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur dhe nuk ka një ligj të veçantë për gjuhën shqipe, por vetëm një ligj për përdorimin e gjuhëve që i referohet përqindjes prej 20 % të popullsisë.

“Kjo është një çështje e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni të Veriut pasi që tri dispozita të ligjit për përdorimin e gjuhëve janë dërguar te Komisioni i Venecias dhe këto tri dispozita paradoksalisht nuk janë zbatuar në të kaluarën dhe tash i përket Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni të Veriut që ta vlerësojë. Por duhet ta sqarojmë një gjë: Nuk ka në Maqedoni të Veriut ligj për përdorimin e gjuhës shqipe dhe nuk ka pasur as në të kaluarën. Ekziston ligji për përdorimin e gjuhëve që përmend shifrën 20 %. Pra ai nuk është ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, është ligj për përdorimin e gjuhëve”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.

Ai ka thënë se ndryshe nga serbishtja që është gjuhë zyrtare në Kosovë, nuk mund të thuhet edhe për shqipen në Maqedoninë e Veriut.

“Në anën tjetër besoj që duhet të gjithë të presim për një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese atje, i cili nuk bën as përjashtime as diskriminim dhe i cili e respekton shumë gjuhësinë që ekziston në Maqedoni të Veriut ku nuk e flasin e gjithë popullsia të njëjtën gjuhë. Ju e dini që në Kosovë, ndonëse 4 % i kemi serbë, serbishtja është gjuhë zyrtare. Por në Maqedoni të Veriut nuk mund të thuhet që na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare dhe tash po u rrezikojka sepse kjo nuk është e vërtetë. Ne dëshirojmë marrëdhënie shumë të mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut dhe për këtë do të bashkëpunojmë por ka edhe organe të tjera të pushtetit të cilat marrin vendime”, deklaroi Kurti.

Sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, gjuha maqedonase me alfabetin cirilik është gjuha zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, shkruan Paparaci.

Ligji gjithashtu përcakton se një gjuhë e dytë bëhet zyrtare nëse flitet nga të paktën 20% e popullsisë, dhe në këtë kategori përfshihet gjuha shqipe.

Duke qenë se shqiptarët përbëjnë më shumë se 20% të popullsisë së vendit, gjuha shqipe ka statusin e një gjuhe zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kështu, Ligji siguron që gjuha shqipe të përdoret në institucione, dokumente zyrtare dhe në komunikimet me organet shtetërore.

Ligji nuk e përmend drejtpërdrejt gjuhën shqipe si një gjuhë të veçantë, por e bën këtë përmes përkufizimit të qartë që përfshin çdo gjuhë të folur nga të paktën 20% e popullsisë.

Në rastin konkret, kjo ka efekt të drejtpërdrejtë për gjuhën shqipe, e cila përdoret gjerësisht në të gjitha institucionet e qeverisë qendrore dhe lokale ku përmbushet ky kriter.

Në mënyrë specifike, neni 1 i ligjit thotë se “gjuha tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj.”

Kjo dispozitë përcakton se në rastet ku përqindja e popullsisë shqiptare përmbush këtë prag, shqipja mund të përdoret në të njëjtën masë dhe me të njëjtin status si maqedonishtja.

Shpërndaje në

U Kopjua