Live

Kurti dhe Bislimi deklarohen për zhvillimet në dialog

10:21 / 18 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi sot do të mbajnë konferencë për media.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se konferenca do të nis në orën 10:30 dhe mbahet në ndërtesën e Qeverisë.

Në njoftim nuk janë bërë të ditura arsyet e thirrjes së kësaj konference.

Kjo është konferenca e parë pas takimit të së enjtes në Bruksel i cili përfundoi pa ndonjë rezultat.

Kryeministri Albin Kurti të enjten në Bruksel, ka thënë se takimi s’ka pasur asnjë rezultat për shkak të kushtëzimit të Serbisë për themelimin e Asociacionit, para zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

E presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se bisedimet me Kurtin përfunduan pa sukses, pasi Kurti, sipas tij, “e refuzoi propozimin evropian”.

Shpërndaje në

U Kopjua