Live

Kurti e sekretari Speich diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani

21:13 / 11 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias për Çështje Federale dhe Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media, Dr. Mark Speich.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti që në fillim të takimit shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës në zhvillim, demokratizim dhe siguri.

Sipas njoftimit, ata bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë si dhe shtetit të Nordrain Westfalias, mbështetjen në procesin e integrimit evropian, mundësitë për shtim të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik dhe tregtar përmes organizimit të forumeve biznesore dhe të vizitave të ndërsjella, dhe rolin e rëndësishëm të mërgatës sonë të mirë integruar në krijimin e urave dhe shkëmbimin e përvojave dhe të dijes.

“Kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin Speich me progresin në vend dhe rezultatet e qeverisjes së deritanishme, të përshkuar me rritje ekonomike, stabilitet institucional dhe përparim demokratik. Ai shtoi se përveç mërgatës në Gjermani që mund të shërbejë si urë e bashkëpunimeve dhe përfitimeve të dyanshme, në Kosovë tashmë po zbatohen programe të ndryshme të arsimit dual, frymëzuar nga vendet gjermano-folëse, që gjithashtu do të shërbejnë si ure lidhëse e arsimit me ekonominë dhe përgatitjes së fuqisë punëtore me kërkesat e tregut të punës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Duke iu referuar pranisë së madhe të mërgatës sonë në Gjermani, përkatësisht në shtetin e Nordrain Westfalias, kryeministri ka potencuar se Unioni i Bizneseve i krijuar 10 vjet më parë, me seli në Dusseldorf, paraqet një potencial të madh ekonomik dhe njerëzor, që mund të fuqizohet edhe më tej përmes bashkëpunimit bilateral.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...