Live

Kurti e Vuçiq nesër përballen në Shkup

11:29 / 30 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, do të jenë ndër folësit në samitin dyditor që mbahet, më 30 qershor dhe 1 korrik në Shkup.

Aty ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian diskutojnë mbi zbatimin e Planit të rritjes për rajonin.

Agjenda:

30 qershor 2025

Ora 19:30 – Darka e liderëve e organizuar nga kryeministri Hristijan Mickoski

Vendi: “Winery Kamnik”, Shkup

Të ftuar: Liderët e rajonit, komisioneri për zgjerimin dhe drejtori i përgjithshëm për zgjerimin dhe fqinjësi lindore

Formati: 1+0

Ora 19:30 – Darka për ministrat e çështjeve evropiane dhe partnerët zbatues

Vendi: Po ashtu “Winery Kamnik”

Të ftuar:

Ministrat për çështje evropiane (1+1)

Komisioni Evropian – Drejtori për Ballkanin Perëndimor (1+1)

Shërbimi i Jashtëm Evropian – Kreu për Evropën Juglindore (1+1)

Drejtorët e organizatave rajonale dhe partnerëve zbatues (1+0)

Ambasadorët (të BE-së, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar)

Për delegacionet e tjera, darka do të shërbehet në “Hilton Double Tree Hotel”, Shkup

1 Korrik 2025

Ora 09:30 – 14:00, Vendi: “Hilton Double Tree Hotel”, Shkup

Pjesëmarrës: Liderët e Ballkanit Perëndimor, ministrat për çështje evropiane, Komisioni Evropian, Shërbimi i Jashtëm Evropian, organizatat rajonale dhe bankat zbatuese (EIB, BERZH, BB, etj.)

09:30 – 10:00

Mirëseardhje dhe deklarata për media

10:00 – 10:20

Fjalët hyrëse:

Kryeministri Hristijan Mickoski

Komisionerja për zgjerimin Marta Kos

10:20 – 12:00 | Paneli I: “Plani i rritjes – vlerësimi, puna e ardhshme dhe komunikimi”

Moderator: Kryeministri Mickoski

Temat:

Rishikimi i Planit të rritjes në të gjitha shtyllat

Diskutim për iniciativat e reja në kuadër të Shtyllës 1 (turizmi, mbrojtja e konsumatorit, autostrada e tregut të përbashkët)

Folësit:

Liderët e Ballkanit Perëndimor (Rama, Kurti, Vuciq, Spajiq, Krishto – në rend alfabetik) komisionerja Kos

12:00 – 12:15

Foto familjare – Liderët dhe komisionerja Marta Kos

12:15 – 12:45

Konferencë për media – kryeministri Mickoski & komisionerja Kos

(12:15 – 14:00 rezervuar për takime bilaterale)

12:45 – 14:00 | Paneli II: “Zgjerimi i shtyllave të Planit të rritjes”

Moderator: Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani

Temat:

Zbatimi i agjendave të reformave

Tregu i përbashkët rajonal

Folësit:

Drejtori i përgjithshëm për zgjerimin Gert Jan Koopman

Përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm Evropian

Ministrat për Çështje Evropiane të Ballkanit Perëndimor

Drejtues të CEFTA-s, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, BERZH-i, BB-ja, etj.

14:00 – Foto familjare për ministrat dhe partnerët zbatues

14:10 – Drekë dhe nisje.

Shpërndaje në

U Kopjua