Live

Kurti ia huq sërish në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

11:33 / 04 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kreu i VV’së dhe kryeministri në largim, Albin Kurti, ka bërë sërish një huqje të madhe në matematikë, kësaj radhe gabimi kishte të bënte me një mbledhje të thjeshtë.

Në një interviste në “Tëvë1”, teksa mundohej të tregonte numrin e deputetëve që do të kishte një koalicion i mundshme qeverisës në mes të LVV-së, LDK-së dhe Nismës.

Derisa fillojë të mbledhë deputetët e këtyre partive, Kurtit i dolën se i kanë 80 deputetë.

Nuk u ndalë me kaq. Duke marrë për bazë këtë shifër, ai tregonte se sa vota do t`i kishte ky koalicion edhe me deputetët e komuniteteve jo serbe dhe Nenad Rashiqin.

Kur i mblodhi të gjitha, Kurti tha se ky koalicion do t’i kishte mbi 90 vota.

Sipas tij, me këto vota ky koalicion do të mund të bënte gjera të mëdha.

Shikoni, veç pak. Vetëvendosje, LDK edhe Nisma bëjnë 80. Kur shtohen edhe pakicat jo serbe edhe Nenad Rashiq e kalojmë edhe 90-shin. A e kuptoni se shumë gjera mund t`i bëjmë”, ka thënë Kurti.

Por, nëse i llogarisim votat e LVV-së(48), të LDK-së(20) dhe të Nismës(3) bëjnë 71, jo 80 sa pretendon Kurti.

Këtë huqje të Kurtit e ka vërejtur edhe deputeti i LDK’së, Paris Guri, i cili ka shkruar “deputet jointelegjent”, krahas videos.

Kjo nuk është huqja e vetme e Kurtit në matematikë. Ai në fund të vitit të kaluar kishte bërë një huqje edhe më të madhe.

Gjatë përurimit të një shkolle në Komunën e Podujevës, në tentim për të impresionuar nxënësit, ai ishte ngritur vullnetarisht për të zgjidhur një ekuacion të thjeshtë matematikorë.

Kurti, i cili është diplomuar në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, kishte dështuar keq në zgjidhjen e një ekuacion linear, i cili mësohet në klasën e 7-të.

Vetëm pasi mediat shkruan se ekuacioni ishte zgjidhur gabim, Kurti kishte reaguar dhe e kishte pranua gabimin.

Albin Kurti, u kishte kërkuar falje nxënësve të klasës së shtatë të shkollës “Ali Hadri”, për ekuacionin matematikor të cilin e zgjidhi gabim.

Kurti kishte thënë se në sekondën e parë i është dukur që ekuacioni ka zgjidhjen x=5, por thekson se po të mendonte pak do ta shihte se zgjidhja e saktë ishte x=0.

Tutje, ai kishte pranuar se u ndje i gëzuar që nuk ishte nxënës në ato momente.

…më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese”,shkruan Kurti.

Derisa e kishte pranuar se nxënësit e ditën më mirë se kryeministri ekuacionin.
“Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0”, shkruan Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua