Live

Kurti kërkonte vota duke folur kundër qeverisjes me LDK’në: “As 5 orë s’mundet me zgjatë, s‘bojmë koalicion me ta”

14:50 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Sot përmes një letre, kryetari i VV’së Albin Kurti i ka kërkuar koalicion kryetarit të LDK’së Lumir Abdixhiku. Në letër Kurti i thotë Abdixhikut që votuesit e LDK’së e preferojnë më së shumti një koalicion me VV’në.

“Jam i bindur që votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV. Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë? LVV nuk është e interesuar për koalicion me PDK. Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja ku pak çka mund të ndryshojë për LDK-në dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK! Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë?”, i shkruan Kurti Abdixhikut.

Mirëpo njëjtë nuk kishte menduar Kurti gjatë fushatës zgjedhore. Ai në Prizren kishte thënë se e kanë provuar koalicionin me LDK’në dhe nuk zgjati më shumë se 51 ditë.

Kurti shton se tash me LDK-në nuk mund të zgjasë as 5 orë.

“Me këtë rast unë jua konfirmoj edhe njëherë, na e kemi provu koalicionin me ta 51 ditë na ka zgjatë. O për zotin qetash as 5 orë nuk mundet me zgjatë. Kështu që na s‘bojmë koalicion me ta. Na kemi koalicion me njëri-tjetrin edhe me popullin. VV koalicion me Guxo e Alternivën dhe popullsinë e Prizrenit dhe popullin e Kosovës”, thoshte ai nga Prizreni.

Shpërndaje në

U Kopjua