Live

Kurti në ankandin e parë solar: Jemi në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik

10:15 / 25 Maj 2023

Nga Kosova Live

Sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me Ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe me Ambsadorin Amekrikan, Jeffery Hovenier kanë mbajtur një konferencë ku edhe kanë bërë prezantimin e ankandit të parë solar në Kosovë.

Në këtë ankand, Kryeministri Kurti deklaroi se Ankandi Solar 100 MW do të shtojë përfitime sa i përket zvogëlimit të kostos si dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtrishme.

Ky potencial do të shtojë benficione shtesë sa i përket zvogëlimit të kostos dhe do ta shtrojë rrugën drejt projekteve të ardhshme për energji të ripërtrishme. Jemi në vijë të drejtë të një tranzicioni të nevojshëm energjetik. Ky është një progres i gjelbër i prekshëm“, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti tha se ky projekt që pritet të realizohet ka potencial që të ofrojë energji për 20 mijë shtëpi ose amvisëri në Kramovik.

Gjatë kësaj konference foli edhe Ambasadori Hovenier i cili tha se se ky ankand paraqet një hap të rëndësishëm të Kosovës në integrimin në Bashkim Evropian.

“Ky ankand paraqet edhe një hap të rëndësishëm në integrimin e Kosovës në BE. Përfshirja e sektorit privat është jetike për arritjen e qëllimeve për dekabornizim. Kosova është në pozitë të mirë rajonale, por kalimi energji të ripërtrishme do të kërkojë investime edhe nga sektori privat”, tha Hovenier.

Vlen të theksohet se në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues nga organizatat e ndryshme, përfshirë edhe gazetarët.

Pas fjalimeve hyrëse të Kurtit, Hovenierit dhe Rizvanollit prania e gazetarëve në këtë konferencë ka qenë e ndaluar.

Konferenca është mbajtur në Hotelin Emeralnd në Prishtinë.

Shpërndaje në

U Kopjua