Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u pyet se a do të ia jap kryeparlamentarin NISMA’s.
Ai tha se gjatë fundjavës do të pres që të marr një përgjigje nga Limaj lidhur me ofertën që ia ka bërë.
“Kam bërë një ofertë për Nismën, dhe nuk mund t’i diskutoj elementet përbërëse para se të finalizohen ato biseda. Uroj dhe shpresoj sepse punoj që kjo të bëhet në këtë javë dhe të përmbyllet kjo, vetëm edhe pak durim, sepse në këtë fundjavë ose do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur ose e kundërta”, u shpreh ai.