Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë shpërndarë sot pako ushqimore te qytetarët serbë të Kosovës në Banjskë, në zonën ku ndodhi sulm terrorist nga kriminelë serbë të Beogradit, që dyshohet se u kryesua nga Milan Radojiçiqi.
Kryeministri Kurti ka shpërndarë pamjet nga aksioni, duke thënë se përkrah operacionit anti-terrorist, Policia e Kosovës po ndihmon qytetarët edhe me nevojat bazike, shkruan Reporteri.net.
Kurti i ka falënderuar ata për maturinë dhe besimin.
“Policia është në shërbimin tuaj”, ka shkruar ai.
“Përkrah operacionit anti-terrorist, Policia e Kosovës u ka ndarë mbi 100 pako ushqimore qytetarëve serbë të Kosovës në Banjskë, duke u ndihmuar edhe me nevoja shtesë që i kanë. I falënderoj qytetarët tonë për qetësinë, maturinë, dhe besimin. Policia është në shërbimin tuaj”.
Alongside its anti-terror operation, @Kosovo_Police has distributed 100+ food packages in Banjskë to the majority Kosova-Serb residents in the area, in addition to addressing other basic needs. I thank our citizens for their calm, prudence & trust. The Police are at your service. pic.twitter.com/XiNS4GbcoY
— Albin Kurti (@albinkurti) September 26, 2023