Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen nesër do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të vizitës për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nesër do ta pres në takim ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, bëhet e ditur se takimi do të mbahet në ora 15:00 në ndërtesën e qeverisë.
Ndryshe ministrja e jashtme e Finlandës para takimit me kryeministrin Kurti, do të takohet me Ministren e jshtme Donika Gërvalla. Takim ky I cili do të fillojë nga ora 11:00.