Live

Kurti studentëve francezë: Kosova dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin bashkë

16:31 / 05 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar aktivitetin në Qeveri duke pritur disa studentë të huaj nga disa universitete të ndryshme. Kështu ka bërë të ditur Zyra Për Media e Qeverisë së Kosovës përmes një komunikate për media.

Kurti në këtë takim me ta ka folur për “sukseset” e Qeverisë së tij dhe “përparimin” që ka shënuar Kosova gjatë mandatit të tij.

“Kosova është dëshmi se zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin së bashku, u shpreh kryeministri. Ai shtoi se vendi ynë ka shënuar rritje ekonomike me një mesatare vjetore prej 6% në katër e fundit, si dhe Kosova arriti përparim në indekse ndërkombëtare mbi demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut ndër të tjera”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Ndryshe seanca e 42’te e Kuvendit e paraparë të mbahej sot me fillim nga ora 11:30, u shtye për në orën 20:00 të mbrëmjes pas një alarmi se Kuvendi u kërcënua me bombë i cili rezultoi të jetë i rrejshëm.

Shpërndaje në

U Kopjua