Live

Kurti takohet me ambasadorin finlandez, flasin për ‘hapat drejt formimit të institucioneve’

17:03 / 25 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të martën me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Në një komunikatë për media, Zyra e kryeministrit ka thënë se në takim është folur edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve, pas certifikimit të rezultateve.

“Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, bashkëpunimi ndërmjet ambasadës finlandeze dhe qeverisë, zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, ishin temat qendrore të bashkëbisedimit. Gjithashtu u diskutua rreth çështjeve të sigurisë së rajonit dhe kontinentin tri vjet pas fillimit të agresionit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës” – thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në

U Kopjua