Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e 212 të Qeverisë së Kosovës foli për vizitën që pati sot në Klinikën e Urologjisë, në përurimin e punimeve të kësaj klinike bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, shkruan Reporteri.net.
Poashtu kreu i qeverisë tha se po punohet përditë, e që veç në gjysmën e parë të kësaj dite ka bërë atë vizitë, e poashtu edhe një tjetër te një bujk në komunën e Malishevës.
“Kjo është mbledhja e parë e gjashtëmujorit të dytë të vitit. Po punojmë përditë, siç e jetoni dhe përjetoni ditën tuaj në fushëveprimtarinë tuaj anë e mbanë Kosovës. Vetëm në gjysmën e parë të kësaj dite, me Arben Vitian përuruam punimet në Klinikën e Urologjisë, investimet 1.2 milionëshe”
“Pastaj me Ministrin Faton Peci ishim në Malishevë për korrje-shirje tek bujku Asman Kryeziu i cili djerrinën me 250 metra kub gurë e ka kthyer në 8 hektarë arë me grurë. Pritjet tona janë që prodhimet e grurit të shtohen deri në 140 mijë deri në 150 mijë ton grurë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.