Live

Kurti uron CDU/CSU për fitoren në Gjermani: Mezi presim të thellojmë bashkëpunimin

18:37 / 24 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar CDU/CSU për fitoren në zgjedhjet federale të Gjermanisë.

Ai ka uruar edhe specifikisht Friedrich Merz, që pritet të jetë kancelar i ardhshëm.

Kurti ka shkruar në “X”,  se Kosova dhe populli saj mezi presin vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.

“Urime Friedrich Merz dhe CDU/CSU për fitoren e zgjedhjeve federale gjermane. Kosova dhe populli i saj presin me padurim vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë”, ka thënë Kurti. 

Shpërndaje në

U Kopjua