Live

“Kurti vrapoi e kërcënoi deputetët për Kodin Civil, falë zotit nuk u bë”, Përfaqësuesit Koalicionit për Familjen: Pragu s’është problem për ne

22:00 / 01 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Amir Ahmeti nga “Lista Familja”, tha se kryeministri Kurti ka tentuar me zor për ta bërë Kodin Civil, duke i kërcënu edhe deputetët.

“Ky Kryeministër është mundu me zor, duke vrapu e duke i kërcënu edhe deputetët për me arritë këtë Kodin për të cilin është mundu, por falë Zotit nuk është arritë të bëhet. Pra kemi probleme të mëdha politike e ekonomike saqë kryeministri po merret me disa çështje shumë sekondare”, tha Ahmeti në Pressing, transmeton KosovaLive.

Ndërsa sipas përfaqësuesve të Listës Familja, ata nuk e kanë problem ta kalojnë pragun zgjedhor.

“Pritjet tona janë që kemi me pas sukses, pragu tek ne nuk është duke u diskutu fare sepse e kemi një bindje që nuk do ta kemi problem pragun. Me 9 shkurt duket rezultati dhe është sovrani që do ta jap verdiktin final”, tha Erroll Venhari, pjesë e Listës Familja.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...