Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari Lila nuk pret asgjë as nga seanca e sotme konstituive.
Sipas saj, kjo situatë po shkaktohet nga partitë e tjera, pasi siç tha ajo, çfarëdo procesi apo propozimi që ka dhënë VV-ja liderët e partive të tjera, e kanë refuzuar, njofton Klankosova.tv.
“Është obligim kushtetues nuk është përzgjedhje, në vazhdimësi është munduar të jepet përshtypja që gjykata ka evidentuar shkelje, ajo ka treguar procesin për konstituimin e kuvendit, dhe ka treguar që asnjëra formë e votimit nuk është e përjashtuar, dmth ne mund të dakordohemi për votim të hapur apo të mbyllur. Tani ose mund gjykata ta sqarojë aktgjykimin e vet dhe të vijë me shpjegime shtesë apo partitë në mes vete të dakordohen të konstituojnë kuvendin vetëm sa për ta shpërndarë që të shkojmë në zgjidhje të parakohshme, sepse zgjidhje tjetër këtu nuk po shoh me këtë mosbesim të thelluar. Përveç bllokadës është mosbesimi i thellë në çfarëdo procesi apo propozimi që ka ardh nga ana jonë”.
“Në vazhdimësi është insistuar se asgjë nuk është e pranueshme apo është shkelje kushtetuese, s’kam ndonjë pritje për ndryshim apo reflektim, duhet t’i pyetni përfaqësuesit e partive opozitare, nëse dëshirojnë që deputetët bashkërisht të kenë një konsensus dhe të kemi një dakordim për formën e votimit, por nuk e deshën as këtë”, tha tutje deputetja, njofton Klankosova.tv.