Kanë qarkulluar shumë spekulime se këngëtari, Luiz Ejlli do ta moderojë këtë vit “Ferma Vip”, por tashmë është bërë me dije se personi që do ta moderojë është Luana Vjollca.
Kjo i bie që Luana do të rikthehet në ekran pas një periudhe gati dyvjeçare, pas eksperiencës së saj me “Love Island” në Tv Klan.
Gjatë kësaj kohe, ajo është fokusuar më shumë te biznesi i saj i modës, por duket se tani vjen me angazhime të reja në televizion.
Ndërkohë, reality shou “Ferma VIP”, do të fillojë së shpejti në Vizion Plus, ku disa personazhe të njohura, do të përballen më sfidat e jetesës në fermë për 100 ditë, dhe në fund fituesi do t’i marrë 100 mijë euro.
Kujtojmë se sezoni i parë u drejtua nga Fjoralba Ponari, ndërsa fitues u shpall Dijonis Biba.
E për spekulimet e hedhura se Luiz Ejlli do të ketë rolin e moderatorit, kjo doli të jetë e gabuar, por nuk përjashtohen mundësitë që ai të ketë ndonjë rol në këtë sezon të reality shou.