Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një 36-vjeçar në veri, i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit, ka kanosur disa persona te një lokal afër sheshit ‘Car Lazar’.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i është sekuestruar një thikë dhe dokumentet personale të tij.
Siç merr vesh Klankosova.tv, i dyshuari për këtë rast është Zivojin Ivkoviq.
Bazuar në informacionet e para, i dyshuari fillimisht ka pasur sjellje aggressive dhe më pas ka kërcënuar se do ta digjte lokalin.
Sipas deklarimeve të një dëshmitari, i dyshuari ka tentuar ta pengojë thirrjen e policisë dhe po ashtu nga ngacmuar disa vajza në rrugën “Çlirimi”, për çka i është shqiptuar tiketë në bazë të Ligjit për Prishjen e Rendit dhe Qetësisë Publike.