Live

Ky është personi që u dërgua pa shenja jete në Qendrën Mjekësore në Graçanicë

11:14 / 02 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në Graçanicë, ku një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Mjekësore. Shkaqet e vdekjes së viktimës nuk dihen akoma, ndërkaq rasti është konfirmuar edhe nga Policia.

Kosovalive mëson se viktima e këtij rasti është Dejan Lazic.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipet mjekësore.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq, rasti është inicuar si “Hetim i vdekjes”.

Shpërndaje në

U Kopjua