Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se pas motit të ftohtë që mbretëroi të premten, të shtunën dhe të dielën do të kemi temperatura krejtësisht më ndryshe.
Të shtunën, sipas IHMK-së, parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende -vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, tha IHMK, raporton Klankosova.tv.
Po ashtu, sipas këtij instituti, të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-3m/s”, u tha në njoftimin e Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.