Live

Kylian Mbappe në 60% të formës së tij?

18:52 / 26 Prill 2025

Nga Kosova Live

Sipas raportimeve nga emisioni i njohur sportiv spanjoll El Chiringuito, ylli francez Kylian Mbappe aktualisht ndodhet vetëm në 60% të formës së tij.

Kjo ka ngritur shqetësime për paraqitjen e tij në ndeshjet e ardhshme, veçanërisht në sfidat kyçe për ekipin e tij.

Mbappe, ndër lojtarët më të rëndësishëm të Realit, duket se po përballet me disa pengesa fizike që mund të ndikojnë në performancën e tij.

Mbretërit luajnë sonte nga ora 22:00 kundër Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit.

Shpërndaje në

U Kopjua