Live

Lajçak merr një pozitë të re, bëhet këshilltar i kryeministrit sllovak

19:44 / 28 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, do të bëhet këshilltar i kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, ka raportuar Agjencia e lajmeve sllovake TASR, përcjell Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar presidenti sllovak, Peter Pellegrini, gjatë qëndrimit në Tiranë.

Ai tha se Lajçak është bërë këshilltar për çështjet e sigurisë së rajonit.

“E informova presidentin se Përfaqësuesi i Lartë aktual i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është bërë këshilltar i kryeministrit për çështjet e sigurisë në rajon”, ka deklaruar Pellegrini, duke shtuar se për këtë arsye qeveria shqiptare ka një person të afërt me qeverinë sllovake për dialog.

Ai ka shërbyer si i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Poashtu, ai në të kaluarën, ka shërbyer edhe si ambasador në Rusi, Japoni dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe ai ka qenë ministër i punëve të jashtme të Sllovakisë disa herë dhe kryesoi Asamblenë e Përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara.

Shpërndaje në

U Kopjua