Live

Lajm i keq për Romën, konfirmohet lëndimi i Dybalas

18:10 / 17 Mars 2025

Nga Kosova Live

Testet mjekësore të Paulo Dybalas kanë konfirmuar se ai ka pësuar një lëndim në muskujt e pasmë të kofshës, një lëndim që do ta mbajë larg fushave për një muaj.

Sulmuesi argjentinas ishte pjesë e ndeshjes së Romës ndaj Cagliarit për vetëm 12 minuta.

Ai nuk ishte tërësisht i gatshëm për atë ndeshjes, andaj edhe Claudio Ranieri e kishte inkuadruar vetëm në pjesën e dytë.

Trajneri italian ishte i bindur se Dybala nuk kishte pësuar një lëndim në gju, megjithatë testet mjekësore kanë bërë të ditur një lëndim në muskujt e pasmë të kofshës, që do ta mbajë jashtë fushave përn jë muaj, raportojnë “Sky Sport Italia” e “Gazzetta dello Sport”.

Kjo do të thotë se Dybala do të jetë jashtë ndeshjes së madhe ndaj Juventusit më 6 prill.

Edhe argjentinasi e kishte ditur se lëndimi i tij nuk ishte i lehtë, pasi ishte parë duke i mbajtur mezi lotët në stolin e Romës të dielën.

Dybala ka shënuar tetë gola e ka dhuruar katër asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion.

Shpërndaje në

U Kopjua