Live

“Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën fitorja e CDU/CSU në Gjermani, thotë Hoxhaj

20:40 / 23 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar për zgjedhje në Gjermani, pasi projeksionet e fundit e nxjerrin fituese CDU konservatore.

Kjo parti më parë drejtohej nga Angela Merkel, Hoxhaj ka postuar një fotografi me ish-kancelaren gjermane.

Ai ka thënë se fitorja e CDU është lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën.

“Fitorja e CDU/CSU në Gjermani 🇩🇪 është një lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën”, ka shkruar ai në Facebook.

Kancelari i ardhshëm gjerman pritet të jetë Friedrich Merz.

Shpërndaje në

U Kopjua