Live

Lamine Yamal then rekordin e Kylian Mbappes, hyn në historinë e Ligës së Kampionëve

19:03 / 01 Maj 2025

Nga Kosova Live

Lamine Yamal ka thyer një rekord të Kylian Mbappes dhe ka hyrë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Goli i tij i shënuar mbrëm me fanellën e Barcelonës ndaj Interit, e ka bërë spanjollin futbollistin më të ri i cili ka shënuar gol në gjysëmfinalen e Champions League.

Yamal e arriti këtë rekord në moshën 17 vjet e 291 ditë.

Deri tani futbollisti më i ri i cili kishte shënuar gol në gjysëmfinalen e Champions League, ishte Kylian Mbappe, i cili e bëri në moshën 18 vjet e 140 ditë.

Francezi në vitin 2017 ishte pjesë e Monacos dhe shënoi gol në ndeshjen gjysëmfinale ndaj Juventusit.

Shpërndaje në

U Kopjua