Live

Lamtumira për Papa Françeskun, Trump kryen homazhet në Vatikan

10:27 / 26 Prill 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ndodhet në Vatikan këtë të shtunë për varrimin e Papa Françeskut përkrah Zonjës së Parë Melania Trump.

Para nisjes së ceremonisë mortore presidenti 78-vjeçari nderoi Papa Françeskun duke u përkulur para trupit të pajetë të Atit të Shenjtë.

Presidenti  Donald Trump ishte këtë të shtunë në mesin e më shumë se 50 krerëve të shteteve dhe personaliteteve të tjera që morën pjesë në  funeralin e Papa Françeskut , ku ai personalisht do t’i bëjë nderimet e tij liderit katolik romak.

Rreth një orë para fillimit të ceremonisë, Sheshi Shën Pjetër është pothuajse i mbushur me kapacitetin maksimal prej 120 mijë vetash.

Por disa orë pasi u njoftua për vdekjen e Papës, Trump urdhëroi që flamujt në të gjithë SHBA-në të valonin në gjysmë shtizë “si një shenjë respekti për kujtimin e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut”.

Shpërndaje në

U Kopjua