Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së Papa Françeskut
“Lamtumirë, At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë”, shkruan Rama në një postim në Facebook.
Papa Françesku vdiq në moshën 88-vjeçare në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit.
Kardinali Jorge Mario Bergoglio u zgjodh në krye të Kishës Katolike në mars të vitit 2013 pasi Papa Benedikti XVI u largua nga pushteti.