Live

Lavrov thotë se transporti detar i Detit të Zi u diskutua në bisedimet me SHBA

12:59 / 25 Mars 2025

Nga Kosova Live

Çështjet që lidhen me sigurinë e transportit detar në Detin e Zi u diskutuan me SHBA-në në Arabinë Saudite.

Kështu tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Lavrov shtoi se Rusia është në favor të rifillimit të nismës së drithërave të Detit të Zi – një marrëveshje që lejon Ukrainën të eksportojë në mënyrë të sigurt grurë, pas tërheqjes në vitin 2023.

Kremlini tha më parë se përmbajtja e bisedimeve të mbajtura dje në Riad nuk do të publikohet, ndërsa rezultatet janë ende duke u “analizuar” nga të dyja palët.

Megjithatë, ishte raportuar më herët se negociatorët po shqyrtonin një armëpushim të pjesshëm në Detin e Zi.

Shpërndaje në

U Kopjua