Live

LDK e vlerëson të pamundur bashkëpunimin veç me VV-në

15:09 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu ka deklaruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili para mediave foli mbi letrën e dërguar së fundmi nga Kurti drejt kësaj partie, njofton Klankosova.tv.

“LDK e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me VV dhe Kurtin. Por vendi është në krizë të thellë, krizë e thellë institucionale kryesisht për shkak të dështimit të partisë së parë që të krijojë partneritete politike për krijimin e një shumice. Zgjidhjen nga kjo bllokadë, LDK e konsideron të domosdoshme. Dhe në përputhje me këtë, LDK propozon nisjen e një procesi të ri politik”.

“LDK propozon nisjen e këtij procesi fillimisht konsultativ me të gjitha partitë politike shqiptare me qëllim formimin e qeverisë nacionale të tranzicionit. LDK kërkon unitet gjithëshqiptar në këtë periudhë dhe formimin e qeverisë nacionale të tranzicionit, një qeveri me afat të caktuar deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Për këtë, si kryetar i LDK-së jam i gatshëm me të gjitha partitë politike shqiptare, të ndihmoj në këtë proces dhe e ftoj edhe Kurtin siç i ftoj edhe liderët e tjerë politikë në një takim të radhës kurdo që e shohin të arsyeshme”, tha Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua