Deputetja e betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka bërë me dije se kjo parti ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të kërkuar anulimin e dy vendimeve të ZRRE-së, përfshirë atë që ka të bëjë me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Do të vazhdojmë t’i marrim nënshkrimet dhe të hënën do të kërkojmë zyrtarisht nga ZRRE anulimin e këtyre vendimeve”, deklaroi ajo.