Live

LDK nesër i zyrtarizon kandidatët për kryetar të komunave

15:03 / 08 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thirrur për të enjten një mbledhje të Kryesisë së partisë.

Në këtë mbledhje, pritet të shqyrtohen dhe zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet 12 tetor.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi Besian Mustafa.

Deri tash, LDK ka shpallur zyrtarisht kandidatët e saj në disa komuna: Gjilanin, Podujevën, Lipjanin, Vitinë, Vushtrrinë etj.

Derisa në Prizren pritet të garojë Driton Selmanaj.

Nesër pritet të shihet lista e plotë e kandidatëve të këtij subjekti politik.

Shpërndaje në

U Kopjua