Live

LDK’ja: Do ta votojmë buxhetin, ne e duam Gjilanin më shumë se partinë

22:44 / 25 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij do të miratojë buxhetin për vitin 2025 në interes të qytetarëve, punëtorëve shëndetësorë dhe arsimtarëve.

Në një konferencë për media të mbajtur të martën, Haziri tha se LDK do të veprojë në përputhje me ligjin dhe parimet e demokracisë.

“Ne e duam Gjilanin më shumë se partinë dhe të enjten miratojmë buxhetin për qytetarët,” u shpreh ai.

Komunikata e plotë:

Ne e duam Gjilanin më shumë se partinë, të enjten miratojmë buxhetin për qytetarët, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Gjilan, z. Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për media të martën, ku ka adresuar adresuar qëndrimet e partisë sa i përket buxhetit për vitin 2025.

Duke qenë se LDK ka qenë dhe është gardiane e ligjshmërisë, në kuadër të kësaj, Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal ka organizuar sot dëgjimin publik për buxhetin e vitit 2025, në përputhje me përgjigjen e datës 18 tetor nga ministri i MAPL-së ndaj kërkesës së paligjshme të ekzekutivit të Gjilanit. Sipas ligjit, specifikohet decidivisht që Kuvendi Komunal duhet të organizojë dëgjime publike e jo ekzekutivi.

Kështu edhe ishim dakorduar në takimin e organizuar nga kryesuesi i Kuvendit, z. Kadriu me përfaqësuesit e partive politke, por që kreu i ekzekutivit u tërhoq dhe në mënyrë të njëanshme dhe joligjore seancë të Kuvendit, pa u harmonizuar me kryesuesin.

Shpërndaje në

U Kopjua