Live

Lëndimi i Kane frikëson Bayernin, Kompany jep informacione

10:56 / 29 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes me Bayer Leverkusenin, e cila përfundoi me barazim 1-1.

Ai dëmtoi kyçin e këmbës dhe u largua nga fusha në minutën e 86-të, shkruan KosovaLive.

Nuk dihet ende nëse lëndimi i tij është serioz dhe a do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve.

Për lëndimin e Kane foli edhe trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany.

“Unë nuk jam mjek, por shpresoj se nuk është asgjë serioze. Është ende herët për të thënë. Shpresojmë që ai të jetë i gatshëm për të mërkurën”, tha Kompany për Sky Sport.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...