Live

Lëndohen tre persona nga përplasja mes dy veturave në Shupkovc të Mitrovicës

22:56 / 23 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 19:00, në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se aksidenti ndodhi në segmentin rrugor Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Shupkovc.

Ai theksoi se në këtë rast ishin të përfshira dy vetura.

Pos, tjerash janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Shpërndaje në

U Kopjua