Një person ka pësuar lëndime pasi ka rënë në tokë nga një ndërtesë në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.
Siç merr vesh Gazeta Kosovalive, punëtori ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e rënies nga objekti.
Burri 53-vjeçar është dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuar pronarin e punishtes.
I njëjti pasi është shoqëruar në Polici dhe është intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.