Live

Lëndohet Alisson i Liverpoolit

10:01 / 10 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Dje Liverpooli zhvilloi ndeshjen hapësë të Premier Ligës. Të kuqtë u ndeshën me Norëichin e sapo inkuadruar në ligë. Ndeshja u fitua nga Liverpooli me rezultat 4-1.


Ajo që shqetësoi trajnerin Klopp ishte lëndimi i. portierit Alisson, i cili braktisi fushën i dëmtuar.
Klopp tha :”Padyshim tregon

se është më shumë sesa një tendosje. Ne nuk e dimë saktësisht, por nuk duket shumë mirë”
Pasi qëndroi i shtrirë për disa minuta, braziliani doli duke çaluar nga fusha dhe u zëvendësua nga Adrian në minutën e 39-të.

Shpërndaje në

U Kopjua