Live

Lëndohet një vajzë në pishinën e Gërmisë, këshilli lokal fajëson komunën

18:02 / 08 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kryetar i Këshillit Lokal të Sofalisë, Enver Redenica përmes një postimi në Facebook ka thënë se një vajzë ka pësuar lëndime serioze në hundë, brenda pishinës së Gërmisë.

Ai është shprehur se ka lajmëruar rastin tek organet kompetente sepse ky rast duhet zbardhur, përcjell Klankosova.tv

Redenica tha se në rast se del që vajza në fjalë është lënduar për shkaqe që pishina nuk ka pasur ujë të mjaftueshëm, komplet përgjegjësia do të jetë siç u shpreh ai, mbi kryeshefin e NPL Sport Marketingut, Bardh Krasniqi dhe komunës së Prishtinës.

“Sot u hap pishina gjysmë e zbrazur e Gërmisë nga kryeshefi i NPL Sport Marketingut, Bardh Krasniqi, me presionin e kryetarit Perparim Rama. Në bazë të informatave të para në terren, sot një qytetare ka pësuar lëndime serioze në hundë brenda pishinës së Gërmisë, e ku thuhet që ka qenë brenda në ujë”.

“Unë, si Kryetar i Këshillit Lokal, kam lajmëruar rastin tek organet kompetente sepse ky rast duhet zbardhur, dhe në rast se del në pah që vajza në fjalë është lënduar për shkaqe që pishina nuk ka pasur ujë të mjaftueshëm, komplet përgjegjësia do të jetë mbi supet e Bardh Krasniqit dhe Kryeqyteti Prishtina. Po ashtu, si informatë shtesë, çdo vit ditën e parë pishina e Gërmisë ka qenë hyrja falas për qytetarë, ndërsa sot, qysh nga hapja, kanë filluar me pagesa dikujt me kupon e dikujt pa kupon fiskal”, ka shkruar tutje ai.

Shpërndaje në

U Kopjua