Një moment i veçantë është regjistruar në Shtëpinë e Bardhë gjatë ceremonisë së nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë nga presidenti i sapo betuar Donald Trump.
Gjatë kësaj ngjarje, një gazetar e pyeti Trump nëse paraardhësi i tij, Joe Biden, i kishte lënë një letër, një traditë që ka qenë pjesë e protokollit presidencial amerikan për vite me radhë, transmeton IndeksOnline.
Kjo pyetje e papritur duket se i shkrepi kujtesën presidentit të ri, i cili, i hutuar, menjëherë nisi të kontrollonte sirtarët e tavolinës për të gjetur letrën e mundshme të Biden. Pas pak, ai e gjeti atë, dhe falënderoi gazetarin me një shpërthim humoristik, duke thënë se mund të kalonin muaj të tërë pa e vënë re letërn e lënë.
Dialogu mes gazetarëve dhe presidentit Trump:
Gazetari: “A ju ka lënë presidenti Biden ndonjë letër?”
Trump: “Mund ta ketë lënë. A nuk lihet në tavolinë? Nuk e di. Oh, faleminderit, Piter, mund të kishin kaluar vite pa e parë!”
Gazetari: “Mund ta lexoni çfarë shkruan jashtë saj?”
Trump: “Ndoshta mund ta lexojmë të gjithë së bashku. Ose, ndoshta duhet ta lexoj përpara dhe më pas të marr një vendim. Piter, shumë faleminderit, mund të mos e kisha parë për muaj të tërë.”
Gazetari: “Shpresoj t’ju ndihmojë në kalimin e stafetës.”
Trump: “Edhe unë i lashë letër, ia lashë në tavolinë.”
Ky moment i papritur nxjerr në pah një traditë të njohur të presidentëve amerikanë, që shpesh lënë mesazhe për pasardhësit e tyre në një akt simbolik të kalimit të stafetës, përveç çështjeve politike dhe administratës.