Live

Ligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, sfidues e shqetësues sipas ShDPFMK-së

12:18 / 18 Janar 2025

Nga Kosova Live

Shoqata e Distributorëve për Produkte Farmaceutike dhe Medicinale e Kosovës (ShDPFMK), ka shprehur shqetësim lidhur me efektet e Ligjit për Çmimin e Produkteve Medicinale.

Sipas SHDPFMK-së, ky ligj detyron shitjen e produkteve farmaceutike nën vlerën e çmimit të importuar, situatë e cila sipas tyre, është tejet sfiduese për bizneset e anëtarëve të shoqatës, transmeton Klankosova.tv.

Reagimi i SHDPFMK-së:

“Me anë të këtij reagimi, Shoqata e Distributoreve për Produkte Farmaceutike dhe Medicinale e Kosovës – SHDPFMK dëshirojmë të shprehim shqetësimet tona lidhur me efektet që Ligji Nr. 08/L220 për Çmimin e Produkteve Medicinale, së bashku me vendimin Nr. 208-XII-2024, të datës, 23.12.2024, që në shumë raste detyron shitjen e produkteve farmaceutike nën vlerën e Furnizimit çmimit CIP.

Përkundër opinioneve dhe deklaratave nga Ministria e shëndetësisë se janë përllogaritë të gjitha shpenzimet e transportit dhe shpenzimeve të tjera operative për kompanitë farmaceutike duke i shtuar edhe një marzhe fitimi prej 7.5% kjo nuk qëndron për arsyeje se:

– Nuk janë kalkuluar shpenzimet operative (paga, ruajtja e produkteve farmaceutike që kërkon kushte te veçanta, energjia, karburantet, qiraja, mirëmbajtja e depos farmaceutike sipas standardeve etj) të cilat për shumicën e anëtareve të SHDPFMK arrijnë shifrën e 12-18 % të qarkullimit të tyre.

– Nuk është kalkuluar pagesa e lejeve të importit 1% pranë Agjencionit të Barnave të Kosovës (AKPPM) – Nuk është kalkuluar pagesa e banderolave

– Nuk është kalkuluar licenca si qarkullues farmaceutik me shumice

– Nuk janë kalkuluar shpenzimet për mirëmbajtjen e Marketing Autorizimit dhe variacionet e produkteve farmaceutike sipas Udhëzimit Administrativ

– Nuk janë kalkuluar shërbimet e distribuimit të produkteve farmaceutike që kërkon standarde të veçanta sipas udhëzimit administrativ.

– Nuk janë kalkuluar kostot te transportit, ruajtjes dhe sigurimit.

– Nuk kanë konsideruar inflacionin e dy viteve të fundit dhe rritjen e çmimeve që ka prekur të gjitha produktet jetësore duke përfshirë edhe ato farmaceutike.

Pra, si pasojë e gjithë kësaj një numër i madh i produkteve farmaceutike (rreth 50% të produkteve) çmimet e shitjes së përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë sipas listës së publikuar janë nën çmimin e importitCIP ose janë pa marzhë për mbulimin e shpenzimeve operative dhe pa gjenerim të fitimit për kompanitë distributore.

Ulja e çmimit për shitje (nën çmimin CIP të importit) nuk ka bazë ekonomike e as logjike pasi vlera e furnizimit për shumë produkte të importuara është më e lartë sesa çmimi që na imponohet për shitje dhe kjo situatë e krijuar është sfidues për bizneset e anëtarëve të shoqatës tonë”, thuhet në reagimin e SHDPFMK.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...