Live

Limaj: Po harxhohen të gjitha mundësitë, s’kemi ftesa nga asnjë parti politike

10:28 / 09 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është deklaruar para seancës së Kuvendit të Kosovës, duke theksuar domosdoshmërinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja shtetërore.

“Po harxhohen të gjitha mundësitë. Momenti është me i thirrë përgjegjësisë. Kosova duhet urgjent me i pasë institucionet. Kosova s’e ka luksin me mbet kështu. Na duhet sa më shpejt një qeveri,” ka thënë Limaj.

Ai gjithashtu bëri të ditur se partia që ai udhëheq nuk ka marrë ftesë nga asnjë subjekt politik për konsultime rreth formimit të qeverisë.

Shpërndaje në

U Kopjua