Live

Liria apo Ferizaj në Superligë, ky pritet të jetë vendimi final nga FFK

13:30 / 07 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Skuadra e Lirisë ka fituar ndeshjen e barazhit ndaj Ferizajt me 4 qershor në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me ç’rast edhe fitoi inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll.

Por, KF Ferizaj ka bërë ankesë zyrtare në FFK, pasi sipas tyre disa lojtarë të Lirisë kanë luajtur pa kontrata, sepse ato iu kanë skaduar me 31 maj.

Komisioni i garave të FFK është mbledhur tashmë dhe janë duke shqyrtuar rastin.

Sipas burime të ‘GazetaBlic Sport’, KF Liria pritet të mbetet në Superligë, pasi ankesa e Ferizajt pritet të refuzohet.

Megjithatë, vendimi final dhe zyrtar do merret nga FFK dhe do zbulohet sot.

Shpërndaje në

U Kopjua