Sot është dita e tretë e seancave gjyqësore ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.
Në dhomat e specializuara të Gjykatës së Hagës, seanca ka nisur në ora 09:00 ndërsa transmetohet me 45 minuta vonesë.
Procesi i sotëm ka nisur me deklaratën hyrëse të mbrojtjes së Jakup Krasniqit.
I fundit që foli dje në Hagë ishte 10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili ndër të tjera përmendi masakrat e kryera nga Serbia, teksa shtoi se “kur të flasim për krime, të flasim për ato që kanë ndodhur vërtet”.
Bazuar në kalendarin e Dhomave të Specializuara, seancat në rastin “Thaçi e të tjerët” do të vazhdojnë edhe me 5 prill, pastaj me 11, 12, 13 dhe 17, 18, 19 e 20 prill.