Live

“Llotoja e Kuvendit”, edhe 45-shi i pasuksesshëm

11:50 / 11 Korrik 2025

Nga Kosova Live

“Llotoja e Kuvendit” po vazhdon pa fitues!

Edhe përpjekja e 45-të për zgjedhjen e kryeparlamentarit ka dështuar sot, në një seancë që zgjati vetëm pak minuta, transmeton Klankosova.tv.

Pa asnjë ndryshim nga herët e kaluara, procesi u ndërpre pa rezultat, duke e shtyrë vendimmarrjen për një tjetër datë.

Seanca e radhës është thirrur për të dielën më 13 korrik, në orën 11:00, ku pritet të bëhet një tjetër tentativë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Shpërndaje në

U Kopjua