Live

Lufta Rusi-Ukrainë, përfaqësuesit e SHBA do të takohen veçmas me palët në Arabinë Saudite

21:18 / 20 Mars 2025

Nga Kosova Live

Negociatorët amerikanë do të takojnë palët nga Ukraina dhe Rusia në Arabinë Saudite të hënën për rundin tjetër të bisedimeve mbi një marrëveshje të mundshme paqeje.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha më herët se negociatorët e tij do të takojnë zyrtarët e Uashingtonit veçmas për bisedimet SHBA-Rusi, pavarësisht se takimet do të mbahen në të njëjtin vend dhe në të njëjtën ditë.

Kujtojmë se delegacioni i SHBA ka zhvilluar takim më parë me palën ruse në shkurt në Arabi, ndërsa më 11 mars u takuan me përfaqësuesit ukrainas.

Shpërndaje në

U Kopjua