Flakët u shuan shpejtë.
Por, me këtë shpejtësi nuk do të shërohen edhe plot 10 persona që morën lëndime të rënda nga dronët rus orët e para të së enjtes në qytetin Mykolaiv të Ukrainës.
Ekipet emergjente bashkë me ato mjekësore u paraqiten në vendngjarje pak kohë pas shpërthimit, nga ku edhe bartën përplot persona që e pësuan nga sulmi i radhës i Rusisë.
DEK, Mykola Makhota “Në orët e para të 10 prillit, Mykolaiv u sulmua që shkaktoi zjarre në disa lokacione në një ndërmarrje makinash dhe banesa në një ndërtesë banimi të lartë”.
Këta pohojnë se nga gërmadhat nxorën edhe një grua me të tre fëmijët e saj që kishin mbetur brenda kur objekti u rrënua tërësisht.
E sikurse ky, edhe plot 8 të tjerë u demoluan krejtësisht duke ia vështirësuar edhe punën ekipeve të kërkim shpëtimit atje.
Në total, forcat ajrore thonë se Rusia gjuajti 145 drone Shahed dhe dronë decoy gjatë natës duke synuar të paktën gjashtë rajone të Ukrainës.
Ata konfirmuan se 85 dronë u shkatërruan nga mbrojtja ajrore, 49 të tjerë u “humbën nga radarët” ose u bllokuan.