Live

Luiziana shpall gjendjen emergjente pas një sulmi kibernetikë ne sistemin shkollor

09:54 / 25 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Guvernatori John Bel Edwards ka lëshuar një deklaratë emergjente pasi janë zbuluar sulme kibernetike përmes malware që kanë goditur sisteme shkollore në shtet.

Edwards nuk dha detaje rreth sulmeve se cilat sistemet shkollore ishin te infektuara.

Ai thotë se deklarata i bën burimet shtetërore të disponueshme për të ndihmuar qeveritë lokale të reagojnë ndaj sulmeve kibernetike dhe të ndalojnë humbjen e të dhënave në të ardhmen.

“Shteti është bërë i vetëdijshëm për një sulm kibernetike në disa sisteme shkollore në veri të Luizianës.Pikërisht për këtë arsye ne krijuam Komisionin për Sigurisë Kibernetike,ne mënyre qe të ju përgjigjem sulmeve kibernetike dhe te bëjmë parandalimin e tyre. Dhe ne jemi të gatshme për te ndihmuar qeveritë lokale për te kaluar ketë kërcënim” – deklaroi Guvernatori John Bel Edwards

Shpërndaje në

U Kopjua