Live

Macron takohet me Vuçiqin në Samitin për Energji Bërthamore në Bruksel

13:35 / 21 Mars 2024

Nga Kosova Live

Presidenti francez Emmanuel Macron, në gjatë takimeve që pati me politikanë të ndryshëm në Samitin e parë Global për Energjinë Bërthamore në Bruksel, e takoi edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, dhe me atë rast presidenti serb e shfrytëzoi rastin për, siç pretendon ai, “ta njoftojë presidentin francez për zhvillimin e situatës në Kosovë dhe presionin në rritje të Prishtinës ndaj popullit serb”.

“E informova Macron për zhvillimin e situatës në Kosovë, si dhe për presionin në rritje ndaj popullit serb, i cili është vënë në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë pas veprimeve të fundit të Prishtinës”, ka pretenduar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, por, si zakonisht, pa përmendur se çfarë i ka thënë Macron në lidhje me këtë temë.

Siç ka shtuar ai, takimi që ata patën ishte “i përzemërt” dhe ai dhe Macron shkëmbyen mendime për një sërë çështjesh të rëndësishme, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit ndërmjet Serbisë dhe Francës

Shpërndaje në

U Kopjua