Live

Macron tregon se ka folur në telefon me Vuçiqin

20:21 / 30 Mars 2025

Nga Kosova Live

Presidenti franzec, Emmanuel Macron, njofton se ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq. Macron informon se ata biseduan për tema “dypalëshe” si dhe diskutime rreth takimeve të fundit të Vuçiqit me Brukselin.

Gjithashtu, Macron tha se Vuçiqit ia ka përsëritur dëshirën që ka që Serbia të vazhdojë përpara në rrugën Europiane.

“Kam folur në telefon me presidentin Vuçiq. Ne diskutuam tema dypalëshe dhe bëmë një përmbledhje pas kontakteve të tij të fundit në Bruksel. Unë ia përsërita dëshirën time që Serbia të vazhdojë të përparojë në rrugën e saj evropiane”, shkruan në “X” Macron.

Shpërndaje në

U Kopjua